-
1 Mbretërve 22:8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
8 Me të dëgjuar këtë, mbreti i Izraelit i tha Jehozafatit: «Ka edhe një burrë nëpërmjet të cilit mund të kërkojmë drejtimin e Jehovait,+ po unë e urrej,+ sepse nuk profetizon kurrë gjëra të mira për mua, por vetëm të këqija.+ Ai është Mikajahu, biri i Imlahut.» Por Jehozafati i tha: «S’është mirë që mbreti të thotë një gjë të tillë.»
-
-
2 Kronikave 25:15, 16Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
15 Atëherë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Amaziahut dhe i dërgoi një profet, i cili i tha: «Pse ke adhuruar perënditë e këtij populli, perëndi që nuk e çliruan dot popullin e tyre nga dora jote?»+ 16 Ndërsa ai fliste, mbreti i tha: «Mos të kemi caktuar ty si këshilltar të mbretit?!+ Pusho!+ Mos do që të vdesësh?!» Atëherë profeti pushoi, por shtoi: «Unë e di që Perëndia ka vendosur të të shkatërrojë, sepse ke bërë këtë dhe nuk e ke dëgjuar këshillën time.»+
-