1Në vitin e parë të mbretit Kir+ të Persisë, që të përmbushej fjala e Jehovait e thënë nëpërmjet Jeremisë,+ Jehovai nxiti* mbretin Kir të Persisë që të nxirrte në gjithë mbretërinë e tij një shpallje, madje edhe me shkrim,+ ku thuhej:
3 Kush mes jush bën pjesë në popullin e tij? Perëndia qoftë me ju! Shkoni, pra, në Jerusalem të Judës dhe rindërtoni shtëpinë e Jehovait, Perëndisë së Izraelit, Perëndisë së vërtetë, shtëpia e të cilit ishte në Jerusalem.*
12 Ai do të ngrejë një sinjal për kombet dhe do të mbledhë të shpërndarët e Izraelit,+ si edhe do t’i mbledhë të shpërndarët e Judës nga të katër skajet e tokës.+