18 Në ato ditë, ju, o shtëpi e Judës, dhe ju, o shtëpi e Izraelit,+ do të ecni krah për krah e do të dilni së bashku nga vendi i veriut drejt vendit që u dhashë si trashëgimi paraardhësve tuaj.+
16 «O bir njeriu, merr një shkop dhe shkruaj në të: ‘Për Judën dhe për popullin e Izraelit që është me të.’*+ Pastaj merr një shkop tjetër dhe shkruaj në të: ‘Për Jozefin, shkopin e Efraimit, dhe për tërë shtëpinë e Izraelit që është me të.’*+
19 ti thuaju: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do të marr shkopin e Jozefit që është në dorën e Efraimit, dhe fiset e Izraelit që janë me të, e do t’i bashkoj me shkopin e Judës. Unë do t’i bëj një shkop të vetëm,+ dhe ata do të bëhen një i vetëm në dorën time.’”
11 Populli i Judës dhe i Izraelit do të mblidhen së bashku në unitet.+ Ata do të zgjedhin një krye për veten e tyre dhe do të dalin nga vendi, sepse e madhe do të jetë dita e Jezrelit.+