-
Ligji i përtërirë 13:6-9Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
6 Nëse yt vëlla, biri i nënës sate, biri ose bija jote, gruaja jote e shtrenjtë ose shoku më i ngushtë,* kërkon në fshehtësi të të prishë mendjen e të thotë: ‘Le të shkojmë t’u shërbejmë perëndive të tjera’,+ që nuk i ke njohur as ti, as paraardhësit e tu, 7 ndonjë perëndie të popujve rreth e qark, afër ose larg, nga njëri skaj i vendit në tjetrin, 8 mos u dorëzo para tij dhe mos e dëgjo,+ të mos të vijë keq, të mos të dhimbset dhe as mos e mbro. 9 Përkundrazi, duhet ta vrasësh patjetër;+ e para do ta godasë dora jote për ta vrarë dhe më pas dora e tërë popullit.+
-