-
2 Mbretërve 24:15, 16Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
15 Kështu ai e çoi Jehojakinin+ në mërgim në Babiloni.+ Edhe nënën e mbretit, gratë e mbretit, zyrtarët e oborrit dhe të parët e vendit i çoi si të mërguar nga Jerusalemi në Babiloni. 16 Mbreti i Babilonisë çoi në mërgim të gjithë luftëtarët, 7.000 veta, si edhe 1.000 mjeshtra e metalpunues,* të gjithë burra të fuqishëm e të stërvitur për luftë.
-
-
Jeremia 29:1, 2Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
29 Këto janë fjalët e letrës që profeti Jeremia ia dërgoi nga Jerusalemi pleqve që kishin mbetur mes të mërguarve, priftërinjve, profetëve dhe tërë popullit, që Nabukodonosori i kishte çuar në mërgim nga Jerusalemi në Babiloni, 2 pasi kishte ikur nga Jerusalemi mbreti Jekonia,+ nëna mbretëreshë,*+ zyrtarët e oborrit, princat e Judës dhe të Jerusalemit, artizanët e metalpunuesit.*+
-