-
Ezekieli 38:4-6Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
4 Unë do të të kthej mbrapsht, do të të vë grremça në nofulla+ dhe do të të nxjerr me gjithë ushtrinë,+ kuajt e kalorësit e tu, të gjithë të veshur me madhështi, një ushtri e stërmadhe me mburoja të mëdha e me shqyte,* të gjithë duke vringëlluar shpatat. 5 Bashkë me ushtrinë tënde do të jenë edhe Persia, Etiopia dhe Puti,+ të gjithë me shqyte e helmeta;* 6 Gomeri me tërë trupat e tij, Togarmahu+ nga pjesët më të thella të veriut me tërë trupat e tij. Po, shumë popuj do të jenë me ty.+
-
-
Zbulesa 19:17, 18Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
17 Pashë edhe një engjëll që qëndronte mes rrezeve të diellit, i cili thërriti me zë të fortë e u tha gjithë zogjve që fluturojnë në mes të qiellit: «Ejani këtu, mblidhuni bashkë për darkën e madhe të Perëndisë,+ 18 që të hani mishin e mbretërve, të komandantëve ushtarakë, të njerëzve të fortë,+ mishin e kuajve dhe të kalorësve,+ mishin e të gjithëve, të lirë e skllevër, të vegjël e të mëdhenj.»
-