-
2 Mbretërve 25:18-21Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
18 Kreu i rojës mori edhe kryepriftin Serajah,+ priftin e dytë, Sofoninë,+ dhe tre derëtarët.+ 19 Nga qyteti mori një zyrtar oborri që ishte komandanti i ushtarëve, pesë shoqërues të ngushtë të mbretit, të cilët gjendeshin në qytet, sekretarin e kreut të ushtrisë, i cili mobilizonte popullin e vendit, dhe 60 burra nga njerëzit e thjeshtë që ndodheshin ende në qytet. 20 Nebuzaradani,+ kreu i rojës, i mori dhe i çoi te mbreti i Babilonisë në Riblah.+ 21 Mbreti i Babilonisë i vrau ata në Riblah, në vendin e Hamathit.+ Kështu Juda mërgoi larg vendit të vet.+
-