8 E shumë kombe do të kalojnë pranë këtij qyteti dhe do të pyesin njëri-tjetrin: “Pse veproi kështu Jehovai me këtë qytet madhështor?”+9 Dhe përgjigjja do të jetë: “Ngaqë lanë besëlidhjen që Jehovai, Perëndia i tyre, bëri me ta dhe u përkulën para perëndive të tjera e u shërbyen.”’+
9 Ai ma ktheu: «Faji i shtëpisë së Izraelit dhe të Judës është jashtë mase i madh.+ Vendi është plot gjakderdhje+ dhe qyteti është krejt i korruptuar,+ sepse thonë: ‘Jehovai ka ikur nga vendi. Jehovai nuk sheh.’+
7 Ty, o Jehova, të përket drejtësia, kurse sot turpi* na përket neve, burrave të Judës, banorëve të Jerusalemit dhe gjithë Izraelit, atyre që janë afër e larg, në të gjitha vendet ku i shpërndave, sepse vepruan me pabesi ndaj teje.+