-
Eksodi 32:11, 12Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
11 Atëherë Moisiu iu përgjërua* Jehovait, Perëndisë së tij,+ dhe i tha: «O Jehova, pse të të vlojë zemërimi kundër popullit tënd pasi e nxore nga vendi i Egjiptit me fuqi të madhe dhe me dorë të fortë?+ 12 Pse të thonë egjiptianët: ‘Kishte qëllime të këqija kur i nxori nga Egjipti. Donte t’i vriste mes maleve e t’i shfaroste nga faqja e dheut.’+ Të lutem, hiq dorë nga zemërimi yt i zjarrtë dhe mendoje edhe një herë vendimin për t’i sjellë* këtë të keqe popullit tënd.
-
-
Josiu 2:9, 10Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
9 dhe u tha: «Jam e sigurt se Jehovai do t’jua japë vendin.+ Ne na ka zënë frika nga ju+ dhe të gjithë banorët e vendit i ka lëshuar zemra për shkakun tuaj,+ 10 sepse kemi dëgjuar si Jehovai thau ujërat e Detit të Kuq para syve tuaj kur dolët nga Egjipti+ dhe çfarë i bëtë Sihonit+ dhe Ogut,+ dy mbretërve të amoritëve që i shfarosët* matanë* Jordanit.
-
-
1 Samuelit 4:7, 8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
7 Atëherë, të frikësuar, filistinët thanë: «Në kamp ka vajtur Perëndia!»+ Prandaj thanë: «Mjerë ne, sepse një gjë e tillë s’ka ndodhur kurrë më parë! 8 Mjerë ne! Kush do të na shpëtojë nga dora e këtij Perëndie të madhërishëm?! Ky është Perëndia që e goditi Egjiptin me lloj-lloj plagësh në shkretëtirë.+
-