-
Jeremia 37:5-7Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
5 Tani, ushtria e faraonit ishte nisur nga Egjipti,+ dhe kaldeasit që kishin rrethuar Jerusalemin e dëgjuan këtë lajm, prandaj u tërhoqën nga Jerusalemi.+ 6 Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua profetit Jeremia: 7 «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “Mbretit të Judës që ju dërgoi të kërkoni drejtimin tim, thuajini këtë: ‘Ja, ushtria e faraonit që po vjen për t’ju ndihmuar, ka për t’u kthyer në vendin e vet, në Egjipt.+
-