20 Këto ishin krijesat e gjalla* që kisha parë të qëndronin poshtë fronit të Perëndisë së Izraelit,+ pranë lumit Kebar, e kështu kuptova që ishin kerubinë. 21 Secila nga katër krijesat kishte katër fytyra, katër krahë dhe poshtë krahëve kishin diçka që ngjante si dorë njeriu.+
8 Secila nga katër krijesat e gjalla kishte gjashtë krahë që ishin plot me sy.+ Vazhdimisht, ditë e natë, ata thonë: «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Perëndia Jehova,*+ i Plotfuqishmi, i cili ishte, është dhe po vjen.»+