6 Thashë: «O Perëndia im, jam i padenjë dhe më vjen turp të ngre sytë drejt teje, o Perëndia im, sepse gabimet tona janë shtuar mbi kokat tona dhe faji ynë ka arritur deri në qiej.+
7 Ty, o Jehova, të përket drejtësia, kurse sot turpi* na përket neve, burrave të Judës, banorëve të Jerusalemit dhe gjithë Izraelit, atyre që janë afër e larg, në të gjitha vendet ku i shpërndave, sepse vepruan me pabesi ndaj teje.+