12 Jehovai thotë: «Megjithatë nuk është vonë të ktheheni, prandaj kthehuni tek unë me gjithë zemër,+
me agjërime,+ me të qara e me vaje.
Kthehuni te Jehovai, Perëndia juaj,
se ai është i dhembshur e i mëshirshëm,
nuk zemërohet shpejt+ dhe është plot dashuri besnike;+
ai do ta mendojë edhe një herë të keqen që do të sjellë.