-
Nehemia 8:7, 8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
7 Jeshuai, Bani, Sherebiahu,+ Jamini, Akubi, Shabetai, Hodjahu, Masejahu, Kelitai, Azariahu, Jozabadi,+ Hanani dhe Pelajahu, që ishin levitë, i shpjegonin popullit Ligjin,+ ndërsa populli rrinte në këmbë. 8 Ata vazhduan të lexonin me zë librin, Ligjin e Perëndisë së vërtetë, duke e shpjeguar qartë dhe duke i zbërthyer domethënien, kështu e ndihmuan popullin të kuptonte atë që po lexohej.+
-
-
Ezekieli 44:23, 24Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
23 Ata duhet t’i mësojnë popullit tim ndryshimin mes gjërave të shenjta dhe gjërave të zakonshme, si edhe ndryshimin mes gjërave të papastra dhe gjërave të pastra.+ 24 Duhet të jenë gjykatës për çështjet ligjore+ dhe të gjykojnë sipas vendimeve të mia gjyqësore.+ Duhet të zbatojnë ligjet dhe statutet e mia lidhur me të gjitha festat e mia+ dhe të shenjtërojnë sabatet e mia.
-