-
Marku 5:25-34Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
25 Aty ishte edhe një grua që kishte rrjedhje gjaku+ nga 12 vjet.+ 26 Ajo kishte vuajtur tepër nga shumë mjekë dhe kishte harxhuar gjithë pasurinë, por nuk ishte bërë më mirë, përkundrazi, ishte bërë më keq. 27 Kur dëgjoi për Jezuin, ajo iu afrua nga pas përmes turmës dhe i preku rrobën,+ 28 sepse thoshte: «Sikur vetëm rrobat t’i prek, do të shërohem.»+ 29 Rrjedhja e gjakut u ndal në çast dhe ajo e ndjeu në trup se u shërua nga sëmundja e rëndë.
30 Menjëherë Jezui e kuptoi se nga ai doli fuqi,+ prandaj u kthye nga turma dhe pyeti: «Kush m’i preku rrobat?»+ 31 Por dishepujt iu përgjigjën: «Ti e sheh turmën që po shtyhet pas teje dhe thua: ‘Kush më preku?!’» 32 Megjithatë ai po shikonte rreth e rrotull që të kuptonte kush e preku. 33 Por gruaja, e trembur dhe duke u dridhur, ngaqë e dinte ç’i kishte ndodhur, erdhi e ra në gjunjë para tij dhe i tregoi gjithë të vërtetën. 34 Ai i tha: «Bijë, besimi yt të shëroi. Shko në paqe+ dhe qofsh shëndoshë e mirë, sepse sëmundja jote e rëndë kaloi.»+
-
-
Luka 8:43-48Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
43 Atje ishte edhe një grua që kishte rrjedhje gjaku+ nga 12 vjet dhe askush nuk e kishte shëruar dot.+ 44 Ajo iu afrua nga prapa dhe i preku thekët e rrobës,+ e rrjedhja e gjakut iu ndal në çast. 45 Atëherë Jezui pyeti: «Kush më preku?» Ngaqë të gjithë thoshin se nuk e kishin prekur, Pjetri i tha: «Mësues, turmat po ngjishen e po shtyhen pas teje.»+ 46 Por Jezui vazhdoi: «Dikush më preku, sepse e ndjeva që nga unë doli fuqi.»+ 47 Kur pa se nuk shpëtoi pa u vënë re, duke u dridhur nga frika, gruaja vajti e ra në gjunjë para tij dhe u tregoi të gjithëve pse e preku dhe si u shërua në çast. 48 Por ai i tha: «Bijë, besimi yt të shëroi. Shko në paqe.»+
-