5 Atëherë njerëzit e Ninevisë treguan besim te Perëndia,+ shpallën një agjërim dhe u veshën me copë thesi, nga më i vogli te më i madhi. 6 Kur fjala arriti te mbreti i Ninevisë, ai u çua nga froni, hoqi veshjen mbretërore, u mbulua me copë thesi dhe u ul në hi.