-
Marku 11:27-33Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
27 Ata vajtën përsëri në Jerusalem. Ndërsa ai ecte në tempull, krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë iu afruan 28 dhe nisën ta pyetnin: «Me ç’autoritet i bën këto gjëra? E kush ta dha këtë autoritet?»+ 29 Jezui iu përgjigj: «Do t’ju bëj vetëm një pyetje. Po m’u përgjigjët, edhe unë do t’ju them me ç’autoritet i bëj këto gjëra. 30 Pagëzimi që bënte Gjoni,+ ishte nga qielli apo nga njerëzit? M’u përgjigjni.»+ 31 Atëherë ata filluan të arsyetonin me njëri-tjetrin: «Po të themi ‘nga qielli’, do të na thotë: ‘Pse, pra, nuk i besuat?’ 32 Por, a guxojmë të themi ‘nga njerëzit’?» Ata kishin frikë nga turma, sepse të gjithë mendonin se Gjoni kishte qenë vërtet profet.+ 33 Prandaj iu përgjigjën Jezuit: «Nuk e dimë.» Edhe Jezui u tha: «As unë nuk ju them me ç’autoritet i bëj këto gjëra.»
-
-
Luka 20:1-8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
20 Një nga ato ditë, kur Jezui po mësonte popullin në tempull dhe po shpallte lajmin e mirë, krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë u afruan 2 dhe e pyetën: «Na thuaj, me ç’autoritet i bën këto gjëra? E kush ta dha këtë autoritet?»+ 3 Ai ua ktheu: «Edhe unë do t’ju bëj një pyetje dhe m’u përgjigjni. 4 Pagëzimi që bënte Gjoni, ishte nga qielli apo nga njerëzit?» 5 Atëherë ata filluan të arsyetonin me njëri-tjetrin: «Po të themi ‘nga qielli’, do të na thotë: ‘Pse, pra, nuk i besuat?’ 6 Por, po të themi ‘nga njerëzit’, i gjithë populli do të na vrasë me gurë, sepse janë të bindur që Gjoni ishte profet.»+ 7 Prandaj iu përgjigjën se nuk e dinin nga vinte. 8 Edhe Jezui u tha: «As unë nuk ju them me ç’autoritet i bëj këto gjëra.»
-