13Kur po dilte nga tempulli, një nga dishepujt i tha: «Mësues, shiko, ç’gurë e ç’ndërtesa të mrekullueshme!»+2 Por Jezui i tha: «A i sheh këto ndërtesa madhështore? Me siguri, këtu nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrëzuar.»+
5 Më vonë, kur disa po flisnin për tempullin, se si ishte stolisur me gurë madhështorë dhe me dhurata kushtuar Perëndisë,+6 ai tha: «Sa për këto gjëra që po shihni tani, do të vijnë ditët kur këtu nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrëzuar.»+