-
Luka 19:20-23Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
20 Por erdhi edhe një tjetër dhe i tha: ‘Zotëri, ja ku e ke minën tënde. E mbajta të fshehur, të mbështjellë me një shami. 21 Shiko, unë kisha frikë nga ti, sepse je njeri i ashpër. Ti merr atë që nuk ke depozituar dhe korr atë që nuk ke mbjellë.’+ 22 Zotëria ia ktheu: ‘Unë po të gjykoj me fjalët e tua, skllav i lig. Ti e dije, pra, që unë jam njeri i ashpër, që marr atë që nuk kam depozituar dhe korr atë që nuk kam mbjellë.+ 23 Pse atëherë nuk i fute paratë e mia* në bankë?! Kur të vija, të paktën do të kisha marrë përqindje interesi.’
-