-
Marku 14:66-72Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
66 Tani, ndërkohë që Pjetri ishte poshtë në oborr, erdhi një nga shërbëtoret e kryepriftit.+ 67 Kur vuri re Pjetrin që po ngrohej, ajo ia nguli sytë dhe i tha: «Edhe ti ishe me nazareasin, me këtë Jezuin.» 68 Por ai e mohoi dhe tha: «As atë nuk e njoh, as ty s’po të marr vesh ç’po thua.» Pastaj shkoi te porta e oborrit.* 69 Shërbëtorja e pa atje dhe përsëri filloi t’u thoshte atyre që ishin aty pranë: «Ky është një nga ata.» 70 Ai e mohoi sërish. Pas pak, ata që ishin aty pranë, nisën t’i thoshin edhe një herë Pjetrit: «E sigurt që edhe ti je një nga ata, sepse je galileas.» 71 Por ai filloi të mallkonte veten e të betohej: «Nuk e njoh këtë njeri për të cilin flitni.» 72 Dhe menjëherë një gjel këndoi për herë të dytë.+ Pjetrit i erdhën ndër mend fjalët e Jezuit: «Para se të këndojë gjeli dy herë, ti do të më mohosh tri herë.»+ Ai s’u përmbajt dot dhe shpërtheu në lot.
-
-
Luka 22:54-62Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
54 Pastaj e arrestuan, e morën me vete+ dhe e çuan në shtëpinë e kryepriftit, kurse Pjetri e ndiqte nga larg.+ 55 Ata ndezën një zjarr në mes të oborrit, u ulën së bashku dhe Pjetri u ul me ta.+ 56 Atje ishte një shërbëtore që e vuri re të ulur pranë zjarrit. Ajo e pa me vëmendje dhe tha: «Edhe ky ishte me të.» 57 Por ai e mohoi dhe tha: «Nuk e njoh, o grua!» 58 Pak më vonë e pa edhe një tjetër dhe i tha: «Edhe ti je një nga ata.» Por Pjetri iu përgjigj: «Jo, mor burrë, nuk jam!»+ 59 Pas rreth një ore, një tjetër filloi të këmbëngulte me forcë: «E sigurt që edhe ky ishte me të, se faktikisht ai është galileas!» 60 Por Pjetri i tha: «Or burrë, nuk e di ç’po thua!» Në çast, kur ishte ende duke folur, një gjel këndoi. 61 Atëherë Zotëria u kthye dhe e pa drejt e në sy, dhe Pjetrit i erdhën ndër mend fjalët e Zotërisë: «Para se të këndojë gjeli sot, ti do të më mohosh tri herë.»+ 62 Ai doli përjashta dhe qau me dënesë.
-
-
Gjoni 18:15-17Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
15 Ndërkohë Simon Pjetri dhe një dishepull tjetër po e ndiqnin Jezuin.+ Ai dishepull ishte një i njohur i kryepriftit, prandaj hyri me Jezuin në oborrin e kryepriftit, 16 kurse Pjetri ndenji jashtë te dera.* Prandaj dishepulli që njihte kryepriftin, doli e i foli shërbëtores, domethënë portieres, dhe e futi brenda Pjetrin. 17 Ajo i tha Pjetrit: «Mos je edhe ti një nga dishepujt e këtij njeriu?» Ai iu përgjigj: «Nuk jam.»+
-