-
Mateu 20:29-34Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
29 Ndërsa po dilnin nga Jerikoja, atë e ndiqte një turmë e madhe. 30 Dhe ja, dy të verbër që ishin ulur buzë rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezui, thërritën: «Zotëri, Bir i Davidit, ki mëshirë për ne!»+ 31 Por turma u tha rreptësisht që të mos flisnin. Megjithatë ata thërritën edhe më fort: «Zotëri, Bir i Davidit, ki mëshirë për ne!» 32 Atëherë Jezui u ndal, i thirri dhe i pyeti: «Çfarë doni që të bëj për ju?» 33 Ata iu përgjigjën: «Të na hapen sytë, Zotëri.» 34 I shtyrë nga keqardhja, Jezui u preku sytë+ dhe menjëherë atyre u erdhi shikimi dhe e ndoqën.
-
-
Luka 18:35-43Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
35 Tani, kur Jezui po i afrohej Jerikosë, buzë rrugës ishte ulur një i verbër që po lypte.+ 36 Meqë dëgjoi të kalonte një turmë, ai filloi të pyeste ç’po ndodhte. 37 Ata i thanë: «Po kalon Jezui, nazareasi!» 38 Atëherë ai thërriti: «Jezu, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!» 39 Njerëzit që po ecnin në krye të turmës, i thanë rreptësisht të mos fliste, kurse ai thërriste edhe më fort: «Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!» 40 Atëherë Jezui u ndal dhe urdhëroi ta çonin atë njeri pranë tij. Kur ky u afrua, Jezui e pyeti: 41 «Çfarë do që të bëj për ty?» Ai iu përgjigj: «Zotëri, të më kthehet shikimi.» 42 Atëherë Jezui i tha: «Le të të kthehet shikimi. Besimi yt të shëroi.»+ 43 Në çast atij iu kthye shikimi dhe filloi ta ndiqte+ e t’i jepte lavdi Perëndisë. Kur e panë këtë, edhe gjithë të tjerët i dhanë lavdi Perëndisë.+
-