-
Mateu 24:15-20Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
15 Prandaj, kur të vini re gjënë e neveritshme që shkakton shkretim, si tha profeti Daniel, e cila qëndron në vend të shenjtë+ (lexuesi të përdorë aftësi dalluese), 16 atëherë ata që janë në Jude, të fillojnë të ikin me të shpejtë në male.+ 17 Ai që është në tarracë, të mos zbresë në shtëpi për të marrë të mirat e veta, 18 dhe ai që është në arë, të mos kthehet për të marrë mantelin.* 19 Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që kanë foshnjë në gji ato ditë! 20 Vazhdoni të luteni, që të mos ju ndodhë të ikni në dimër, as në ditë Sabati,
-
-
Luka 21:20-23Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
20 Megjithatë, kur ta shikoni Jerusalemin të rrethuar nga ushtritë që kanë ngritur kampin përreth,+ dijeni se shkretimi i tij është afruar.+ 21 Atëherë ata që janë në Jude, të fillojnë të ikin me të shpejtë në male,+ ata që janë brenda qytetit, të largohen dhe ata që janë në fshatra, të mos hyjnë në qytet, 22 sepse në ato ditë do të vihet në vend drejtësia,* që të përmbushen të gjitha gjërat e shkruara. 23 Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që kanë foshnjë në gji ato ditë,+ sepse do të ketë vështirësi* të mëdha në vend dhe një zemërim i furishëm do të bjerë kundër këtij populli!
-