-
Mateu 14:3-5Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
3 Herodi* e kishte arrestuar Gjonin, e kishte vënë nën vargonj dhe e kishte futur në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, të vëllait,+ 4 ngaqë ai i thoshte: «Nuk është e ligjshme ta kesh atë për grua.»+ 5 Megjithatë, edhe pse donte ta vriste, ai kishte frikë nga turma, sepse ata e mbanin për profet.+
-
-
Marku 6:17-20Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
17 Se vetë Herodi kishte dërguar njerëz që ta arrestonin Gjonin, ta vinin nën vargonj dhe ta futnin në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, të vëllait, ngaqë e kishte marrë për grua.+ 18 Gjoni i kishte thënë Herodit: «Nuk është e ligjshme të kesh gruan e vëllait tënd.»+ 19 Prandaj Herodiada e kishte halë në sy Gjonin dhe donte ta vriste, por nuk po i dilte rasti. 20 Në të vërtetë, Herodi kishte frikë nga Gjoni, ngaqë e dinte se ishte njeri i drejtë dhe i shenjtë,*+ prandaj e mbronte. Sa herë që e dëgjonte, nuk dinte çfarë të bënte me të, gjithsesi e dëgjonte me kënaqësi.
-