-
Mateu 17:1-8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
17 Gjashtë ditë më pas, Jezui mori me vete Pjetrin, Jakovin dhe vëllanë e tij, Gjonin, dhe i çoi në një mal të lartë, ku ishin vetëm.+ 2 Atje ai u shpërfytyrua* para tyre; fytyra i shkëlqeu si dielli dhe rrobat i shndritën* si drita.+ 3 Kur ja, u shfaqën Moisiu dhe Elija, që bisedonin me të. 4 Atëherë Pjetri i tha Jezuit: «Zotëri, sa mirë që jemi këtu me ty. Po të duash, unë do të ngre këtu tri tenda: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elijan.» 5 Ndërsa ai po fliste, një re e shndritshme i mbuloi dhe një zë u dëgjua nga reja: «Ky është Biri im, Biri im i dashur, që unë kam miratuar.+ Dëgjojeni.»+ 6 Sapo dëgjuan këtë, dishepujt u përkulën me fytyrë përtokë dhe u frikësuan shumë. 7 Atëherë Jezui u afrua, i preku dhe u tha: «Ngrihuni. Mos kini frikë.» 8 Kur ngritën sytë, ata nuk panë asnjeri, përveç Jezuit.
-
-
Marku 9:2-8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
2 Gjashtë ditë më pas, Jezui mori me vete Pjetrin, Jakovin e Gjonin dhe i çoi në një mal të lartë, ku ishin vetëm. Atje ai u shpërfytyrua* para tyre+ 3 dhe rrobat nisën t’i shkëlqenin e iu bënë shumë më të bardha nga ç’mund t’i zbardhë ndonjë zbardhues rrobash në tokë. 4 Atyre iu shfaqën edhe Elija me Moisiun, që bisedonin me Jezuin. 5 Atëherë Pjetri i tha Jezuit: «Rabi, sa mirë që jemi këtu me ty. Na lër të ngremë tri tenda: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elijan.» 6 Faktikisht ai s’dinte ç’të thoshte, sepse ishin shumë të frikësuar. 7 Pastaj u formua një re që i mbuloi, dhe një zë+ u dëgjua nga reja: «Ky është Biri im, Biri im i dashur.+ Dëgjojeni.»+ 8 Menjëherë hodhën sytë rreth e rrotull, por nuk panë më asnjeri përveç Jezuit.
-