6 Kur të mbërrish në Horeb, unë do të qëndroj atje përpara teje, mbi shkëmb. Godite shkëmbin, dhe prej tij do të dalë ujë që të pijë populli.»+ Moisiu bëri kështu në sy të pleqve të Izraelit.
8 «Merr bastunin dhe mblidh asamblenë bashkë me Aronin, vëllanë tënd, dhe para syve të tyre flitini shkrepit që të nxjerrë ujë; do të nxirrni ujë nga shkrepi dhe do t’ia jepni asamblesë dhe bagëtive për të pirë.»+
14 Por, kushdo që pi nga uji që do t’i jap unë, nuk do të ketë etje kurrën e kurrës,+ sepse uji që do t’i jap unë, do të bëhet brenda tij si një burim uji që gufon për t’i dhënë jetë të përhershme.»+