26 Por mes jush nuk duhet të jetë kështu.+ Kushdo që dëshiron të bëhet i madh ndër ju, të jetë shërbëtori juaj,+27 dhe kushdo që dëshiron të jetë i pari ndër ju, të jetë skllavi juaj.+
48 dhe u tha: «Kushdo që e pranon këtë fëmijë të vogël në emrin tim, më pranon edhe mua, dhe kushdo që më pranon mua, pranon edhe Atë që më dërgoi,+ sepse ai që e sheh veten si të vogël* mes jush, pikërisht ai është i madh.»+
26 Kurse ju nuk duhet të jeni kështu.+ Përkundrazi, ai që është më i madhi ndër ju, të bëhet si më i vogli,+ dhe ai që drejton, të bëhet si ai që shërben,
5 Në të njëjtën mënyrë, ju më të rinj, jini të nënshtruar ndaj më të mëdhenjve në moshë.*+ Megjithatë, të gjithë vishuni me përulësi* ndaj njëri-tjetrit, sepse Perëndia u kundërvihet fodullëve, por u tregon mirësi të pamerituar të përulurve.+