-
Veprat 26:10, 11Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
10 dhe pikërisht këtë bëra në Jerusalem. Futa në burgje shumë të shenjtë+ me autoritetin që më jepnin krerët e priftërinjve;+ e hidhja votën për të miratuar ekzekutimin e tyre. 11 I ndëshkova shumë herë në të gjitha sinagogat, që t’i detyroja të hiqnin dorë. E meqë isha tej mase i tërbuar kundër tyre, shkova deri aty sa i përndoqa edhe në qytetet e tjera.
-