-
Veprat 22:6-11Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
6 Por, teksa udhëtoja e i afrohesha Damaskut, aty nga koha e drekës, befas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje.+ 7 Rashë përtokë e dëgjova një zë të më thoshte: ‘Saul, Saul, pse po më përndjek?’ 8 Unë u përgjigja: ‘Kush je ti, Zotëri?’ Ai më tha: ‘Jam Jezui, nazareasi, të cilin ti po e përndjek.’ 9 Ata që ishin me mua, e panë dritën, por nuk e dëgjuan zërin e atij që më fliste. 10 Atëherë i thashë: ‘Ç’duhet të bëj, Zotëri?’ Zotëria m’u përgjigj: ‘Ngrihu, shko në Damask e atje do të të thuhet gjithçka që është vendosur të bësh.’+ 11 Por, meqë nuk shihja dot asgjë nga shkëlqimi i asaj drite, ata që ishin me mua, më çuan në Damask duke më marrë për dore.
-
-
Veprat 26:13-18Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
13 në kohën e drekës, o mbret, rreth meje dhe rreth atyre që ishin me mua, pashë të vetëtinte në rrugë një dritë nga qielli që shkëlqente më shumë se drita e diellit.+ 14 Të gjithë ramë përtokë, dhe unë dëgjova një zë të më thoshte në gjuhën hebraike: ‘Saul, Saul, pse po më përndjek? Nëse u gjuan vazhdimisht me shqelm hostenëve,* do të dëmtosh veten.’ 15 Por unë e pyeta: ‘Kush je ti, Zotëri?’ Dhe Zotëria më tha: ‘Jam Jezui, të cilin ti po e përndjek. 16 Megjithatë çohu dhe qëndro në këmbë, sepse t’u shfaqa që të të zgjedh si shërbëtor e dëshmitar, si për ato që ke parë, edhe për ato që do të të bëj të shohësh lidhur me mua.+ 17 Unë do të të shpëtoj nga ky popull dhe nga kombet ku po të dërgoj+ 18 që t’u hapësh sytë,+ t’i kthesh nga errësira+ në dritë+ dhe nga autoriteti i Satanait+ te Perëndia, që, falë besimit tek unë, t’u falen mëkatet+ dhe të marrin një trashëgimi midis të shenjtëve.’
-