-
Romakëve 2:28, 29Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
28 Vërtet, nuk është jude kush është i tillë nga jashtë,+ e as është rrethprerje ajo që bëhet në mish.+ 29 Por është jude kush është i tillë nga brenda,+ dhe rrethprerja e vërtetë bëhet në zemër,+ nëpërmjet frymës* e jo nëpërmjet një kodi të shkruar.+ Lëvdimi i këtij vjen nga Perëndia e jo nga njerëzit.+
-
-
1 Korintasve 7:18-20Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
18 A ishte ndonjëri i rrethprerë kur Perëndia e thirri?+ Le të qëndrojë i rrethprerë. A ishte ndonjëri i parrethprerë kur Perëndia e thirri? Le të qëndrojë i parrethprerë.+ 19 Rrethprerja dhe parrethprerja s’do të thonë asgjë,+ vetëm zbatimi i urdhërimeve të Perëndisë ka rëndësi.+ 20 Secili të qëndrojë në po atë gjendje që ishte kur Perëndia e thirri.+
-