30 Kështu, ai qëndroi plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira+ dhe i priste përzemërsisht të gjithë ata që shkonin tek ai. 31 Ai u predikonte për Mbretërinë e Perëndisë dhe u mësonte me liri të plotë fjale* e pa asnjë pengesë gjërat për Zotërinë Jezu Krisht.+
23 me kusht që të vazhdoni në besim,+ të rrënjosur në themel,+ të palëkundur+ e pa u larguar nga shpresa e lajmit të mirë që dëgjuat dhe që iu predikua të gjitha krijesave nën qiell.+ Unë, Pavli, u bëra shërbëtor i këtij lajmi të mirë.+