27 Mori edhe një kupë verë, falënderoi Perëndinë, ua dha atyre dhe tha: «Pini të gjithë ju,+28 sepse kjo përfaqëson gjakun tim, ‘gjakun+ e besëlidhjes’,+ që do të derdhet në dobi të shumë vetave,+ për faljen e mëkateve.+
25 Pasi hëngri darkën, ai bëri të njëjtën gjë edhe me kupën+ dhe tha: «Kjo kupë përfaqëson besëlidhjen e re+ në bazë të gjakut tim.+ Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim sa herë që ta pini.»+
6 Kurse Jezuit tani i është caktuar një shërbim më i mirë, sepse është edhe ndërmjetësi+ i një besëlidhjeje më të mirë,+ e themeluar ligjërisht mbi premtime më të mira.+
15 Prandaj ai është ndërmjetës i një besëlidhjeje të re,+ me qëllim që ata që janë thirrur, të marrin premtimin e trashëgimisë së përhershme,+ sepse ai vdiq si shpërblesë për t’i çliruar+ nga fajet që kryen nën besëlidhjen e mëparshme.