-
Ligji i përtërirë 17:2-5Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
2 Ta zëmë se në një nga qytetet që po të jep Jehovai, Perëndia yt, gjendet një burrë a një grua që bën atë që është e keqe në sytë e Jehovait, Perëndisë tënd, dhe shkel besëlidhjen e tij,+ 3 largohet nga rruga e drejtë, adhuron perëndi të tjera dhe përkulet para tyre, para diellit, para hënës a tërë ushtrisë së qiejve,+ gjë që unë nuk e kam urdhëruar.+ 4 Kur të ta raportojnë këtë gjë ose ta marrësh vesh, atëherë hetoje çështjen imtësisht. Nëse vërtetohet+ se kjo gjë e neveritshme është bërë në Izrael, 5 burrin ose gruan që ka bërë këtë ligësi, nxirre jashtë te porta e qytetit dhe qëlloje me gurë derisa të vdesë.+
-