Psalmi
Për mjeshtrin e korit; të luhet në nehiloth.* Këngë e Davidit.
5 Vërua veshin fjalëve të mia, o Jehova!+
Dëgjoje psherëtimën time!
2 O Mbreti im, Perëndia im, mos i mbyll veshët kur të thërras për ndihmë,
sepse ty po ta drejtoj lutjen time!
3 O Jehova, në mëngjes do të dëgjosh zërin tim,+
në mëngjes do të ta zbraz zemrën+ e plot shpresë do të të pres.
5 Asnjë arrogant nuk mund të qëndrojë në praninë tënde,
sepse ti i urren të gjithë ata që bëjnë veç keq;+
6 ata që thonë veç gënjeshtra, ti do t’i shfarosësh;+
njerëzit e dhunshëm* e mashtrues të ngjallin neveri, o Jehova.+
7 Por falë dashurisë sate besnike të madhe,+ unë do të hyj në shtëpinë tënde;+
drejt tempullit tënd* të shenjtë do të përkulem me nderim të thellë për ty.+
8 O Jehova, më pri në udhën e drejtësisë sate,
sepse armiqtë më rrethojnë nga çdo anë.
Dëboji, të lutem, për fajet e tyre të shumta,
sepse kundër teje kanë ngritur krye.