Eksodi
25 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: 2 «Thuaji popullit të Izraelit që të mbledhë një kontribut për mua; të pranohet kontributi i çdo njeriu që nxitet të japë nga zemra.+ 3 Ja kontributi që duhet të pranoni: ar,+ argjend,+ bakër,+ 4 fill blu, lesh në ngjyrë të purpurt,* fill në të kuqe të ndezur,* li të hollë, lesh dhie, 5 lëkurë dashi të ngjyera në të kuqe, lëkurë foke, dru akacieje,+ 6 vaj për llambat,+ balsam për vajin e mirosjes+ dhe për temjanin aromatik,+ 7 gurë oniksi dhe gurë të tjerë që të mbërthehen tek efodi*+ e te pektorali.*+ 8 Duhet të më bëni një shenjtërore, që të banoj mes jush,+ 9 dhe shenjtëroren, pra, tabernakullin me tërë pajisjet e tij, duhet ta bëni duke zbatuar fill e për pe gjithë modelin* që po të tregoj.+
10 Më bëni një arkë* me dru akacieje, dy kute* e gjysmë të gjatë, një kut e gjysmë të gjerë dhe një kut e gjysmë të lartë.+ 11 Visheni me ar të kulluar,+ jashtë e brenda, dhe bëjini rreth e qark një kornizë dekorative prej ari.+ 12 Derdhni katër unaza ari dhe vërini në të katër qoshet, pak më lart këmbëve të arkës, dy në njërën anë e dy në tjetrën. 13 Bëni shufra me dru akacieje dhe vishini me ar.+ 14 Shufrat kalojini nëpër unazat në të dy anët e Arkës për ta mbartur. 15 Shufrat do të qëndrojnë tek unazat e Arkës dhe s’duhen hequr.+ 16 Brenda Arkës vendosni Dëshminë* që do të të jap.+
17 Bëni një kapak vetëm me ar të kulluar, dy kute e gjysmë të gjatë dhe një kut e gjysmë të gjerë.+ 18 Bëni edhe dy kerubinë ari të punuar me çekan për të dyja anët e kapakut.+ 19 Bëni një kerubin në njërën anë dhe një kerubin në anën tjetër të kapakut. 20 Kerubinët do t’i kenë krahët të hapur e të zgjatur lart, duke i bërë hije kapakut me krahët e tyre,+ dhe do të jenë përballë njëri-tjetrit, me fytyrë nga kapaku. 21 Kapakun vendoseni mbi Arkë,+ dhe brenda Arkës futni Dëshminë që do të të jap. 22 Atje do të shfaqem dhe, nga lart kapakut,+ mes dy kerubinëve që ndodhen mbi arkën e Dëshmisë, do të flas e do të bëj të njohur të gjitha urdhërimet për izraelitët.
23 Bëni edhe një tryezë+ me dru akacieje, dy kute të gjatë, një kut të gjerë dhe një kut e gjysmë të lartë.+ 24 Visheni me ar të kulluar dhe bëjini rreth e qark një kornizë dekorative prej ari. 25 Bëjini rreth e qark edhe një bordurë katër gisht* të gjerë dhe rreth e qark saj bëni një tjetër kornizë dekorative prej ari. 26 Bëjini katër unaza ari dhe vendosini në të katër qoshet, aty ku janë ngjitur katër këmbët. 27 Unazat duhet të jenë afër bordurës së tryezës dhe në to futni shufrat për ta mbartur. 28 Shufrat bëjini me dru akacieje dhe vishini me ar, e me to mbartni tryezën.
29 Bëni edhe pjatat, kupat, brokat dhe taset e saj, me të cilat do të derdhni blatimet në pije; duhet t’i bëni me ar të kulluar.+ 30 Vërini vazhdimisht përpara meje në tryezë bukët e paraqitjes.*+
31 Bëni edhe një shandan+ me ar të kulluar, të punuar me çekan; bazën, trungun, degët, kupat e lules, gonxhet dhe lulet e tij do t’i punoni nga një copë e vetme ari.+ 32 Nga trungu i shandanit do të dalin gjashtë degë: tri degë nga njëra anë dhe tri nga ana tjetër. 33 Secila degë e njërës anë do të ketë tri kupa në formën e lules së bajames, si edhe gonxhe e lule, të cilat alternohen me njëra-tjetrën. Edhe secila degë e anës tjetër do të ketë tri kupa në formën e lules së bajames, si edhe gonxhe e lule, të cilat alternohen me njëra-tjetrën; në këtë mënyrë do të dalin gjashtë degët nga trungu i shandanit. 34 Në trungun e shandanit do të ketë katër kupa në formën e lules së bajames, me gonxhet dhe lulet e tyre, të cilat alternohen me njëra-tjetrën. 35 Një gonxhe do të jetë nën dy degët e para që dalin nga trungu, një gonxhe nën dy degët e tjera dhe një gonxhe nën dy degët e fundit, për të gjashta degët që dalin nga trungu i shandanit. 36 Gonxhet, degët dhe të gjithë shandanin do t’i punoni me çekan nga një copë e vetme ari të kulluar.+ 37 Bëjini shandanit shtatë llamba, që kur të ndizen, të ndriçojnë zonën përballë tij.+ 38 Mashat* dhe mbajtëset e zjarrit do të jenë prej ari të kulluar.+ 39 Shandani dhe gjithë pajisjet e tij do të punohen nga një copë e vetme ari të kulluar prej një talente.* 40 Kini kujdes që t’i bëni sipas modelit* që të tregova në mal.+