Libri i parë i Kronikave
7 Bijtë e Isaharit ishin katër: Tola, Puahu, Jashubi dhe Shimroni.+ 2 Bijtë e Tolës ishin Uzi, Refajahu, Jerieli, Jahmai, Ibsami dhe Shemueli, krerët e shtëpive të tyre atërore. Mes pasardhësve të Tolës kishte luftëtarë të fuqishëm, numri i të cilëve ishte 22.600 në ditët e Davidit. 3 Pasardhësit* e Uzit ishin Izrahiahu dhe bijtë e Izrahiahut: Mikaeli, Abdia, Joeli dhe Ishiahu, që të pestë ishin krerë. 4 Dhe, sipas prejardhjes, sipas shtëpive të tyre atërore, ata kishin 36.000 ushtarë në dispozicion për luftë, ngaqë kishin shumë gra e djem. 5 Vëllezërit e tyre, nga të gjitha familjet e Isaharit, ishin luftëtarë të fuqishëm, 87.000 veta, sipas regjistrimit të tyre gjenealogjik.+
6 Bijtë e Beniaminit+ ishin tre: Belahu,+ Bekeri+ dhe Jediaeli.+ 7 Bijtë e Belahut ishin pesë: Ezboni, Uzi, Uzieli, Jerimoti dhe Iriai, krerë të shtëpive të tyre atërore, luftëtarë të fuqishëm. Sipas regjistrimit të tyre gjenealogjik ishin 22.034 veta.+ 8 Bijtë e Bekerit ishin Zemirahu, Joashi, Eliezeri, Elioenai, Omri, Jeremoti, Abijahu, Anatothi dhe Alemethi, të gjithë këta bij të Bekerit. 9 Nga regjistrimi i tyre gjenealogjik sipas prejardhjes së tyre, sipas krerëve të shtëpive të tyre atërore, ishin 20.200 luftëtarë të fuqishëm. 10 Bijtë e Jediaelit+ ishin Belhani dhe bijtë e Belhanit: Jeushi, Beniamini, Ehudi, Kenanahu, Zetani, Tarshishi dhe Ahishahari. 11 Të gjithë këta ishin bijtë e Jediaelit, sipas krerëve të paraardhësve të tyre, 17.200 luftëtarë të fuqishëm, në dispozicion në rast lufte.
12 Shupimi dhe Hupimi ishin bijtë e Irit.+ Hushimët ishin bijtë e Aherit.
13 Bijtë e Neftalit+ ishin Jahzieli, Guni, Jeseri dhe Shalumi, pasardhës* të Belhasë.+
14 Bijtë e Manaseut+ ishin Asrieli, që i lindi nga konkubina e tij siriane. (Ajo lindi Makirin,+ të atin e Galadit. 15 Makiri mori gra për Hupimin dhe për Shupimin, dhe motra e tyre quhej Makaha.) Emri i të dytit ishte Zelofehad,+ por Zelofehadi pati vetëm vajza.+ 16 Makaha, gruaja e Makirit, lindi një djalë dhe e quajti Peresh. Emri i vëllait të tij ishte Sheresh dhe bijtë e tij ishin Ulami dhe Rekemi. 17 Biri* i Ulamit ishte Bedani. Këta ishin bijtë e Galadit, birit të Makirit, birit të Manaseut. 18 Motra e tij ishte Hamoleketa. Ajo lindi Ishodin, Abi-Ezerin dhe Mahlahun. 19 Bijtë e Shemidait ishin Ahiani, Sikemi, Likhi dhe Aniami.
20 Bijtë e Efraimit+ ishin Shutelahu,+ biri i tij Beredi, biri i tij Tahathi, biri i tij Eleadahu, biri i tij Tahathi, 21 biri i tij Zabadi, biri i tij Shutelahu, Ezeri dhe Eleadi. Burrat e Gathit,+ që kishin lindur në vend, i vranë kur këta zbritën për t’u marrë bagëtinë. 22 I ati i tyre, Efraimi, mbajti zi për shumë ditë, dhe vëllezërit e tij shkonin për ta ngushëlluar. 23 Më pas, ai pati marrëdhënie me gruan e tij, kështu ajo mbeti shtatzënë dhe lindi një djalë; por ai e quajti Beriah,* sepse në shtëpinë e tij kishte rënë gjëma kur ajo solli fëmijën në jetë. 24 Bija e tij ishte Shera, e cila ndërtoi Beth-Horonin e Poshtëm+ dhe Beth-Horonin e Sipërm,+ si dhe Uzen-Sherahun. 25 Bijtë e tij ishin Refahu dhe Reshefi, biri i të cilit ishte Telahu, biri i të cilit ishte Tahani, 26 biri i të cilit ishte Ladani, biri i të cilit ishte Amihudi, biri i të cilit ishte Elishamai, 27 biri i të cilit ishte Nuni, biri i të cilit ishte Josiu.*+
28 Zotërimet dhe vendbanimet e tyre ishin Betheli+ me fshatrat e tij; në lindje Narani dhe në perëndim Gezeri me fshatrat e tij, Sikemi me fshatrat e tij dhe deri në Ajah* me fshatrat e tij; 29 si dhe pranë pasardhësve të Manaseut, Beth-Sheani+ me fshatrat e tij, Tanaku+ me fshatrat e tij, Megidoja+ me fshatrat e tijj dhe Dori+ me fshatrat e tij. Në këto banuan pasardhësit e Jozefit, birit të Izraelit.
30 Bijtë e Asherit ishin Imnahu, Ishvahu, Ishvi dhe Beriahu,+ dhe Sera ishte motra e tyre.+ 31 Bijtë e Beriahut ishin Heberi dhe Malkieli, i cili ishte ati i Birzaitit. 32 Heberit i lindi Jafleti, Shomeri, Hotami dhe Shuaja, motra e tyre. 33 Bijtë e Jafletit ishin Pasaku, Bimali dhe Ashvati. Këta ishin bijtë e Jafletit. 34 Bijtë e Shemerit* ishin Ahi, Rogahu, Jehubahu dhe Arami. 35 Bijtë e Helemit,* vëllait të tij, ishin Zofahu, Imnai, Sheleshi dhe Amali. 36 Bijtë e Zofahut ishin Suahu, Harneferi, Shuali, Beri, Imrahu, 37 Bezeri, Hodi, Shamai, Shilshahu, Ithrani dhe Berai. 38 Bijtë e Jeterit ishin Jefunehu, Pispahu dhe Arai. 39 Bijtë e Ulës ishin Arahu, Hanieli dhe Rizia. 40 Të gjithë këta ishin bijtë e Asherit, krerë të shtëpive të tyre atërore, luftëtarë të zgjedhur e të fuqishëm, krerë prijësish. Numri i tyre sipas regjistrimit gjenealogjik+ ishte 26.000 burra+ në dispozicion në rast lufte.