Isaia
Ulu përtokë ku nuk ka fron,+
o bijë e kaldeasve,
sepse njerëzit nuk do të të quajnë më kurrë delikate dhe të përkëdhelur.
2 Merr mokrën* dhe bluaj miell.
Hiqe vellon.
Hiqe fundin, zbuloji këmbët
e kalo lumenjtë.
3 Lakuriqësia jote do të zbulohet.
Turpi yt do të duket sheshit.
6 Unë u indinjova me popullin tim.+
Por ti nuk pate mëshirë për ta.+
Madje edhe të moshuarve u ngarkove një zgjedhë të rëndë.+
7 Ti the: «Do të jem Zonjë* përgjithmonë.»+
Nuk mendove seriozisht për veprimet e tua;
nuk e more parasysh se si do të përfundonte kjo gjë.
«Unë jam, dhe s’ka asnjë tjetër.+
S’do të bëhem vejushë.
S’do ta provoj kurrë humbjen e fëmijëve.»+
9 Por këto dy gjëra do të të ndodhin papritmas, brenda një dite:+
do të humbësh edhe fëmijët, edhe burrin.
Këto do të bien plotësisht mbi ty,+
për shkak të* shtrigërive të tua të shumta dhe të yshtjeve të fuqishme.+
10 Ti besove te ligësia jote.
The: «Askush nuk më sheh.»
Pikërisht mençuria dhe njohuria jote të çuan në rrugë të gabuar,
dhe thua me vete: «Unë jam, dhe s’ka asnjë tjetër.»
Nuk do t’i shmangësh dot vuajtjet që të presin.
Mbi ty do të vijë befas një rrënim që kurrë s’ta ka zënë syri.+
Ndoshta do të nxjerrësh dobi;
ndoshta do t’u kallësh tmerrin njerëzve.
13 Të lodhën këshilltarët e shumtë.
Le të ngrihen e të të shpëtojnë, pra,
adhuruesit e qiejve,* shikuesit e yjeve,+
ata që, kur del hëna e re, bëjnë parashikime
për gjërat që do të të ndodhin.
14 Ja, ata janë si kashta
dhe do të digjen në zjarr.
Nuk e shpëtojnë dot veten nga fuqia e flakëve.
Këto flakë nuk janë si thëngjij për t’u ngrohur
dhe as si një zjarr para të cilit mund të ulesh.
15 Kështu do të përfundojnë magjistarët e tu,
me të cilët je robtuar që në rini.
Ata do të hallakaten, duke ia mbathur secili për hesap të vet.*
Nuk do të ketë asnjë që të të shpëtojë.+