Isaia
39 Në atë kohë mbreti i Babilonisë, Merodak-Baladani, biri i Baladanit, i dërgoi Hezekisë+ letra dhe një dhuratë, pasi kishte dëgjuar se kishte qenë sëmurë dhe ishte shëruar.+ 2 Hezekia i mirëpriti me gëzim* të dërguarit dhe u tregoi shtëpinë e tij të thesarit:+ argjendin, arin, vajin e balsamit dhe vajrat e tjera cilësore, gjithë arsenalin e armëve, si dhe gjithçka kishte në thesar. Ai s’la gjë pa u treguar nga shtëpia* dhe nga mbretëria e vet.
3 Pas kësaj, profeti Isaia vajti te mbreti Hezekia dhe e pyeti: «Ç’thanë ata burra dhe nga vinin?» Hezekia iu përgjigj: «Vinin nga një vend i largët, nga Babilonia.»+ 4 Isaia vazhdoi: «Ç’panë në shtëpinë tënde?» Hezekia iu përgjigj: «Panë gjithçka. S’lashë gjë pa u treguar nga thesari im.»
5 Atëherë Isaia i tha Hezekisë: «Dëgjo se çfarë thotë Jehovai i ushtrive: 6 ‘Ja, po vijnë ditët kur gjithçka që gjendet në shtëpinë tënde dhe që paraardhësit e tu kanë grumbulluar deri më sot, do të çohet në Babiloni. S’do të mbetet asgjë,+—thotë Jehovai.+—7 Edhe disa nga djemtë që do të të lindin, do t’i marrin dhe do t’i bëjnë zyrtarë oborri në pallatin e mbretit të Babilonisë.’»+
8 Atëherë Hezekia i tha Isaisë: «Jam dakord me këto fjalë të Jehovait.» Pastaj shtoi: «Të paktën do të ketë paqe dhe stabilitet* gjatë jetës sime.»*+