Libri i dytë i Mbretërve
24 Në ditët e Jehojakimit, Nabukodonosori,+ mbreti i Babilonisë, u ngrit kundër Jehojakimit, dhe ky u bë shërbëtori i tij për tre vjet; megjithatë Jehojakimi u rebelua kundër tij. 2 Atëherë Jehovai filloi të dërgonte kundër tij banda plaçkitësish kaldeas,+ sirianë, moabitë dhe amonitë. Ai i dërgonte ato kundër Judës që ta shkatërronte, sipas fjalës që kishte thënë Jehovai+ me anë të shërbëtorëve të tij, profetëve. 3 Kjo që i ndodhi Judës u bë pa dyshim me urdhër të Jehovait, që ta flakte larg vetes+ për shkak të të gjitha mëkateve që kishte bërë Manaseu,+ 4 si dhe për gjakun e pafajshëm që kishte derdhur,+ sepse e kishte mbushur Jerusalemin me gjak të pafajshëm, dhe Jehovai nuk e fali.+
5 Pjesa tjetër e historisë së Jehojakimit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës?+ 6 Në fund Jehojakimi u preh me paraardhësit e vet,+ e në vend të tij u bë mbret i biri, Jehojakini.
7 Mbreti i Egjiptit nuk doli kurrë më nga vendi i tij, sepse mbreti i Babilonisë kishte pushtuar gjithë territorin që i përkiste mbretit të Egjiptit,+ nga vadi* i Egjiptit+ deri te lumi Eufrat.+
8 Jehojakini+ ishte 18 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi tre muaj në Jerusalem.+ Nëna e tij quhej Nehushta dhe ishte vajza e Elnatanit nga Jerusalemi. 9 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, tamam si kishte bërë i ati. 10 Gjatë asaj kohe shërbëtorët e Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, dolën kundër Jerusalemit dhe rrethuan qytetin.+ 11 Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, hyri në qytet ndërkohë që shërbëtorët e tij po e rrethonin.
12 Jehojakini, mbreti i Judës, iu dorëzua mbretit të Babilonisë+ bashkë me nënën e tij, me shërbëtorët, me princat dhe me zyrtarët e oborrit.+ Mbreti i Babilonisë e mori rob atë në vitin e tetë të mbretërimit të tij.+ 13 Pastaj ai mori gjithë thesarin e shtëpisë së Jehovait dhe thesarin e shtëpisë së mbretit,*+ si edhe bëri copë-copë tërë pajisjet prej ari të tempullit të Jehovait që kishte bërë Solomoni, mbreti i Izraelit.+ Kjo ndodhi ashtu si kishte parathënë Jehovai. 14 Mbreti i Babilonisë çoi në mërgim gjithë Jerusalemin, gjithë princat+ dhe gjithë luftëtarët e fuqishëm, si dhe çdo mjeshtër e metalpunues,*+ gjithsej 10.000 veta. Nuk la asnjë, përveç njerëzve më të varfër të vendit.+ 15 Kështu ai e çoi Jehojakinin+ në mërgim në Babiloni.+ Edhe nënën e mbretit, gratë e mbretit, zyrtarët e oborrit dhe të parët e vendit i çoi si të mërguar nga Jerusalemi në Babiloni. 16 Mbreti i Babilonisë çoi në mërgim të gjithë luftëtarët, 7.000 veta, si edhe 1.000 mjeshtra e metalpunues,* të gjithë burra të fuqishëm e të stërvitur për luftë. 17 Mbreti i Babilonisë bëri mbret në vend të Jehojakinit, Mataniahun, xhaxhanë e tij,+ të cilit ia ndryshoi emrin në Zedekia.+
18 Zedekia ishte 21 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 11 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Hamitala+ dhe ishte vajza e Jeremisë nga Libnahu. 19 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, tamam si kishte bërë Jehojakimi.+ 20 E gjithë kjo ndodhi në Jerusalem dhe në Judë për shkak të zemërimit të Jehovait, derisa ai i flaku larg vetes.+ Dhe Zedekia u rebelua kundër mbretit të Babilonisë.+