Psalmi
Për Solomonin.
3 Malet i sjellshin paqe popullit!
Kodrat i sigurofshin drejtësi!
4 I mbrojttë mbreti* të përvuajturit e popullit!
I shpëtoftë bijtë e të varfrit dhe i dërrmoftë zhvatësit!+
5 Për sa kohë të jetë dielli, për sa kohë të jetë hëna,
populli yt, o Perëndi, do të të nderojë thellësisht* brez pas brezi.+
10 Mbretërit e Tarshishit dhe të ishujve do t’i paguajnë haraç.*+
Mbretërit e Shebës dhe të Sebës do t’i sjellin dhurata.+
11 Po, të gjithë mbretërit do të përkulen thellë para tij,
e të gjitha kombet do t’i shërbejnë,
12 sepse ai do ta çlirojë të varfrin që thërret për ndihmë,
si edhe të përvuajturin e këdo që s’ka kush e ndihmon.
13 Atij do t’i dhimbset i përvuajturi dhe i varfri;
ai do t’ua shpëtojë jetën të varfërve.
15 Qoftë mbreti me jetë të gjatë!
Le t’i jepet atij ari i Shebës!+
Le të luten për të pa pushim!
Qoftë gjithnjë i bekuar!
Të korrat në arat e mbretit do të jenë të bollshme si në Liban,+
dhe njerëzit në qytete do të gëlojnë si bari në fusha.+
17 Emri i mbretit u kujtoftë në jetë të jetëve!+
Emri i tij u dëgjoftë sa të jetë dielli!
U bekofshin popujt falë mbretit,+
e të gjitha kombet e quajtshin të lumtur!
18 Lëvduar qoftë Perëndia Jehova, Perëndia i Izraelit!+
Vetëm ai bën gjëra të mrekullueshme.+
19 Lëvduar qoftë emri i tij i lavdishëm në jetë të jetëve!+
Lavdia e tij mbushttë tokën mbarë!+
Amin, po, Amin!