Mikea
2 «Mjerë ata që kurdisin të këqija,
që thurin plane të liga në shtratin e tyre!
Sapo zbardh dita, i vënë në jetë,
sepse e kanë në dorë t’i realizojnë.+
2 Kur duan arë, e shtien në dorë.+
Kur u pëlqen një shtëpi, e marrin.
Bëjnë hile që t’ia zhvatin dikujt shtëpinë+
dhe t’ia marrin trashëgiminë.
3 Prandaj, kështu thotë Jehovai:
“Ja, po përgatis kundër kësaj familjeje një shkatërrim,+ nga i cili nuk do të shpëtoni.*+
Nuk do të ecni më me fodullëk,+ sepse kjo është një kohë shkatërrimi.+
Do të thonë: ‘U rrënuam krejt!+
Ai ia hoqi nga duart pronën popullit tonë dhe ua dha të tjerëve. Ah, si na e mori!+
Arat tona ua ndan të pabesëve.’
5 Prandaj, në kongregacionin* e Jehovait nuk do të ketë asnjë njeri
që të caktojë pronat me litarin e matjes.
6 «Mos predikoni më!»—predikojnë ata.
«Ata nuk duhet të predikojnë këto gjëra;
ne nuk do të poshtërohemi!»
7 Ju, o shtëpi e Jakobit, thoni:
‘Mos e ka humbur durimin Jehovai?*
Mos vallë kështu vepron ai?’
A nuk i sjellin dobi fjalët e mia atij që ecën me drejtësi?
8 Por kohët e fundit vetë populli im është ngritur kundër meje si armik.
Ju ua grabitni haptazi zbukurimet bashkë me* rrobat e tyre
kalimtarëve që ecin të sigurt si ata që kthehen nga lufta.
9 Ju i dëboni gratë e popullit tim nga shtëpitë e tyre të bukura;
ua rrëmbeni përgjithnjë fëmijëve të tyre bekimet e mia të shkëlqyera.
10 Ngrihuni dhe ikni, sepse ky nuk është vend prehjeje.
Ngaqë vendi është ndotur,+ ka shkatërrim, po një shkatërrim të tmerrshëm.+
11 Nëse dikush rend pas erës e mashtrimit, dhe gënjen duke thënë:
‘Do të të predikoj për verën dhe për pijen alkoolike’,
ky do të ishte tamam si një profet që flet siç i pëlqen popullit.+
12 Do të të mbledh se s’bën të gjithin, o Jakob.
Do t’i mbledh patjetër së bashku ata që kanë mbetur nga Izraeli.+
Do t’i mbledh në unitet, si delet në vathë,
si një tufë në livadhin e vet.+
Vendi do të gumëzhijë nga njerëzit.”+
13 Ai që do të hapë një të çarë në mur, do t’i prijë popullit
e ata do ta ndjekin përmes së çarës, do të kalojnë nëpër portë e do të dalin prej saj.+
Mbreti do t’u prijë përpara,
me Jehovain në krye.»+