Mikea
A nuk duhej ta dinit ju se çfarë është e drejtë?!
2 Por ju e urreni të mirën+ dhe doni të keqen,+
u rripni lëkurën njerëzve dhe ua shqisni mishin prej kockave.+
3 Gjithashtu, ju hani mishin e popullit tim+
dhe u rripni lëkurën,
u thërrmoni kockat dhe i copëtoni+
si copat që gatuhen në kazan, si mishi në tenxhere.
4 Atëherë ju do t’i thërrisni Jehovait për ndihmë,
por ai s’do t’ju përgjigjet.
5 Kështu thotë Jehovai kundër profetëve që po e çojnë popullin tim në rrugë të gabuar,+
që thërrasin ‘Paqe!’+ kur kanë diçka për të kafshuar me dhëmbë,*+
por që i shpallin* luftë atij që nuk u fut gjë në gojë:
6 ‘Për ju do të ketë natë;+ s’do të ketë vegime.*+
Do të ketë veçse errësirë; s’do të ketë më falle.
Dielli do të perëndojë për profetët
dhe dita do të kthehet në terr për ta.+
Të gjithë ata do të mbulojnë gojën* nga turpi,
sepse s’ka përgjigje nga Perëndia.’»
8 Kurse unë jam plot fuqi falë frymës së Jehovait,
plot drejtësi e forcë,
që t’i tregoj Jakobit rebelimin e tij dhe Izraelit mëkatin e tij.
9 Dëgjoni këtë, ju lutem, o krerë të shtëpisë së Jakobit,
dhe ju, o komandantë të shtëpisë së Izraelit,+
që ju ngjall neveri drejtësia dhe që shtrembëroni çdo gjë të drejtë;+
10 që e ndërtoni Sionin duke derdhur gjak dhe Jerusalemin duke bërë padrejtësi.+
E megjithatë mbështeten te Jehovai* e thonë:
«A nuk është Jehovai me ne?+
Asnjë shkatërrim nuk do të bjerë mbi ne.»+