Sofonia
2 Mblidhu, po, mblidhu,+ o komb që s’ke pikë turpi.+
2 Para se dekreti të zbatohet,
para se dita të kalojë si byku,
para se të vijë mbi ju zemërimi i zjarrtë i Jehovait,+
para se të vijë mbi ju dita e zemërimit të Jehovait,
3 kërkoni Jehovain+ të gjithë ju zemërbutët* mbi faqen e dheut
që zbatoni dekretet e tij të drejta.*
Kërkoni drejtësinë, kërkoni zemërbutësinë,*
e ka mundësi* të jeni të fshehur ditën e zemërimit të Jehovait.+
4 Se Gazën do ta kthejnë në një qytet të braktisur.
Ashkelonin do ta shkretojnë.+
Ashdodin do ta dëbojnë në mes të ditës,
kurse Ekronin do ta shkulin me rrënjë.+
5 «Mjerë ju, o komb i keretitëve, që banoni në bregdet!+
Fjala e Jehovait është kundër jush.
Do të të shkatërroj, o Kanan, vend i filistinëve,
që te ti të mos mbetet asnjë banor.
6 Bregdeti do të kthehet në kullotë
me puse për barinjtë e me vatha prej guri për dhentë.
Në mbrëmje do të shtrihen në shtëpitë e Ashkelonit,
sepse Jehovai, Perëndia i tyre, do ta drejtojë vëmendjen nga ata*
dhe do t’i kthejë robërit e tyre.+
8 Dëgjova poshtërimin e Moabit+ dhe fyerjet e amonitëve,+
të cilët e tallën popullin tim dhe gjithë krenari e kërcënuan territorin e tij.»+
9 Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit thotë: «Prandaj, siç është e vërtetë që unë rroj,
Moabi do të bëhet tamam si Sodoma+
dhe amonitët si Gomorra,+
një vend i pushtuar nga hithrat, një kripore dhe një vend i shkretë përjetë.+
Ata që kanë mbetur nga populli im do t’i plaçkitin;
mbetja e popullit tim do t’i shtjerë në dorë.
10 Ja, këtë do të kenë në vend të krenarisë së tyre,+
sepse e tallën popullin e Jehovait të ushtrive dhe u mbajtën me të madh para tij.
11 Jehovai do të veprojë kundër tyre në një mënyrë që të lë gojëhapur,*
sepse do t’i zhdukë* të gjitha perënditë e tokës,
dhe popujt që banojnë në ishuj do të përkulen para tij,*+
secili nga vendi i vet.
12 Edhe juve, o etiopas, do t’ju vrasë shpata ime.+
13 Ai do ta ngrejë dorën drejt veriut dhe do ta shkatërrojë Asirinë.
Ninevinë do ta kthejë në shkreti,+ në vend të thatë si shkretëtira.
14 Në mes të saj do të shtrihen tufat e bagëtive, lloj-lloj kafshësh të egra.*
Pelikani me ferrëgjatin* do ta kalojnë natën mes shtyllave të saj të rrëzuara.
Një zë i përvajshëm do të dëgjohet në dritare.
Shkretim do të ketë mbi prag,
sepse ai do t’i zhveshë panelet e cedrit.
Ja, ai u bë objekt llahtarie,
një vend ku shtrihen kafshët e egra.
Kushdo që do të kalojë aty pranë, do të tallet* e do t’i tregojë grushtin gjithë zemërim.»+