Letra e parë e Gjonit
1 Po ju shkruajmë për atë që ekzistonte që nga fillimi, që e dëgjuam të fliste, që e pamë me sytë tanë, që e vështruam e që duart tona e prekën, po, për fjalën e jetës+ 2 (në fakt jeta u shfaq dhe ne e pamë, e për të po japim dëshmi+ e po ju flasim, po, kjo jetë e përhershme,+ që erdhi nga Ati, na u shfaq neve). 3 Atë që pamë e që dëgjuam po jua shpallim edhe juve,+ që edhe ju të lidheni ngushtë* me ne, sepse ne jemi lidhur ngushtë me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin.+ 4 Këto gjëra po jua shkruajmë që gëzimi ynë të jetë i plotë.
5 Lajmi që dëgjuam nga Jezui dhe që po jua shpallim juve, është ky: Perëndia është dritë,+ dhe tek ai nuk ka kurrfarë errësire. 6 Nëse themi: «Ne jemi të lidhur ngushtë me të», mirëpo vazhdojmë të ecim në errësirë, po gënjejmë dhe nuk po jetojmë sipas së vërtetës.+ 7 Por, nëse ecim në dritë, sikurse ai vetë është në dritë, jemi të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, dhe gjaku i Jezuit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.+
8 Nëse themi: «Nuk kemi asnjë mëkat», mashtrojmë veten+ dhe nuk e kemi të vërtetën në zemrat tona. 9 Por, nëse i rrëfejmë mëkatet tona, Perëndia është besnik* dhe i drejtë, e kështu do të na i falë mëkatet dhe do të na pastrojë nga çdo padrejtësi.+ 10 Nëse themi: «Nuk kemi mëkatuar», e nxjerrim atë gënjeshtar dhe nuk e kemi fjalën e tij në zemrat tona.