Jeremia
46 Jehovai i drejtoi profetit Jeremia këtë fjalë për kombet.+ 2 Kundër Egjiptit:+ për ushtrinë e faraonit Neko,+ mbretit të Egjiptit, i cili ishte përgjatë lumit Eufrat dhe u mund në Karkemish nga Nabukodonosori,* mbreti i Babilonisë, në vitin e katërt të mbretërimit të Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës.
3 «Bëni gati shqytet* dhe mburojat e mëdha!
Përpara në betejë!
4 Mbrehni kuajt dhe hipuni, o kalorës.
Zini vend dhe vini helmetat* në kokë.
Mprehni heshtat dhe vishni thurakët.*
5 Pse i shoh ata të tmerruar?
Ata po tërhiqen, dhe luftëtarët janë shpartalluar.
Ia kanë mbathur nga frika dhe kokën pas s’e kanë kthyer.
Ka tmerr rreth e qark,—thotë Jehovai.
6 I shpejti s’mund t’ia mbathë, dhe luftëtarët nuk shpëtojnë dot.
Në veri, buzë lumit Eufrat,
janë penguar dhe kanë rënë.+
7 Kush është ai që vjen si lumi Nil,
si lumenjtë me ujëra vërshuese?
Ai thotë: ‘Do të ngrihem e do të mbuloj tokën.
Do të shkatërroj qytetin dhe banorët e tij.’
9 Ngjituni, o kuaj,
lëshohuni si të çmendura, o karroca!
Le të shkojnë përpara luftëtarët,
Kushi e Puti që përdorin mburojën,+
10 Ajo ditë i përket Zotërisë Sovran, Jehovait të ushtrive; është dita e hakmarrjes ndaj kundërshtarëve të tij. Shpata do të gllabërojë, do të ngopet dhe do të dehet me gjakun e tyre, sepse Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive, do të bëjë një flijim* në vendin e veriut pranë lumit Eufrat.+
Kot i ke shtuar barnat,
sepse s’ka shërim për ty.+
Luftëtari pengon luftëtarin,
e rrëzohen që të dy.»
13 Kjo është fjala që Jehovai i tha profetit Jeremia për ardhjen e Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë, për të sulmuar Egjiptin:+
Thuaj: “Zër vend, përgatitu,
sepse një shpatë do të gllabërojë gjithçka përreth teje.
15 Pse të fuqishmit e tu janë përlarë?
Nuk kanë bërë qëndresë,
sepse Jehovai i ka hedhur përtokë.
16 Një numër i madh prej tyre po pengohen e po bien.
I thonë njëri-tjetrit:
‘Çohu! Të kthehemi te njerëzit tanë dhe te vendi ynë,
për shkak të shpatës mizore.’
17 Atje ata kanë shpallur:
‘Faraoni, mbreti i Egjiptit, s’është veçse një mburracak,
18 Kështu thotë Mbreti, emri i të cilit është Jehovai i ushtrive: ‘Siç është e vërtetë që unë rroj’,
ai* do të hyjë si Tabori+ ndër male
dhe si Karmeli+ pranë detit.
20 Egjipti është si një mëshqerrë e bukur,
por kundër tij do të vijnë nga veriu zekthat.
21 Edhe mercenarët e vet në mes të tij janë si viça të majmë,
por edhe ata janë tërhequr e kanë ikur të gjithë.
22 Zëri i tij është si i gjarprit që rrëshqet,
sepse do ta ndjekin plot fuqi e me sëpata,
si burrat që presin dru.*
23 Ata do ta presin pyllin e tij,—thotë Jehovai,—ndonëse dukej i padepërtueshëm,
sepse ata janë më të shumtë se karkalecat, janë të panumërt.
24 Bija e Egjiptit do të turpërohet.
Do të bjerë në duart e popullit të veriut.’+
25 Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit, thotë: ‘Tani do të ndëshkoj Amonin+ e Nosë,*+ faraonin, Egjiptin, perënditë+ dhe mbretërit e tij, po, faraonin dhe gjithë ata që kanë besim tek ai.+
26 Do t’i dorëzoj në duart e atyre që kërkojnë t’u marrin jetën, në duart e Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë,+ e në duart e shërbëtorëve të tij. Më pas Egjipti do të banohet si në ditët e shkuara,—thotë Jehovai.+
27 Por ti mos ki frikë, o shërbëtori im Jakob,
mos u tmerro, o Izrael,+
sepse unë do të të shpëtoj nga vendi i largët,
Jakobi do të kthehet dhe do të jetë i qetë e pa shqetësime,
e askush nuk do ta trembë.+
28 Mos ki frikë, o shërbëtori im Jakob,—thotë Jehovai,—sepse unë jam me ty.