Jobi
29 Jobi vazhdoi me këto fjalë:*
2 «Ah, sikur t’u kthehesha muajve që shkuan,
ditëve kur Perëndia më mbronte,
3 kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time,
kur çaja errësirën nën dritën e tij,+
4 kur isha në pranverën e jetës,
kur gëzoja miqësi me Perëndinë në tendën time,+
5 kur i Plotfuqishmi ishte ende me mua,
kur isha i rrethuar nga fëmijët* e mi,
6 kur i laja këmbët në gjalpë,
kur vaji rridhte rrëke nga shkëmbinjtë.+
7 Kur dilja te porta e qytetit+
dhe zija vendin tim te sheshi,+
8 djemtë më shihnin e më hapnin rrugën,*
edhe pleqtë çoheshin e rrinin në këmbë.+
10 Burrat e shquar nuk bënin zë,
se gjuha u ngjitej pas qiellzës.
11 Kushdo që më dëgjonte, fliste mirë për mua,
dhe kush më shihte, më lëvdonte,
15 U bëra sy për të verbrin
dhe këmbë për të çalin.
18 Thosha: ‘Në folenë* time do të vdes+
dhe ditët e mia do të jenë të panumërta si kokrrizat e rërës.
19 Rrënjët e mia do të shtrihen drejt ujit
dhe vesa do të prehet gjithë natën në degët e mia.
20 Shkëlqimi im nuk do të venitet kurrë,
dhe harku në dorën time do të gjuajë përherë.’