Isaia
Ulërini, o anije të Tarshishit,+
sepse portin e kanë shkatërruar, e në të nuk mund të hyjnë më.
Ky lajm u erdhi nga vendi i Kitimit.+
2 Heshtni, o banorë të bregdetit!
Tregtarët nga Sidoni,+ ata që përshkojnë detin, ju kanë mbushur me të mira.
3 Drithi* i Shihorit*+ dhe të korrat e Nilit,
—burimi i të ardhurave të Tirit—dërgoheshin përmes ujërave të shumta,
duke u sjellë fitime kombeve.+
4 Të të vijë turp, o Sidon, o fortesë e detit,
sepse deti tha:
5 Ashtu si ndodhi kur erdhi lajmi për Egjiptin,+
edhe kur të vijë lajmi për Tirin, njerëzit do t’i pushtojë ankthi.+
6 Shkoni në Tarshish,
ulërini, o banorë të bregdetit!
7 Ky qenka qyteti juaj që ngazëllonte shumë kohë më parë, që nga kohët e hershme?!
Me këmbët e tij shkonte larg për të banuar.
8 Kush e ka vendosur këtë kundër Tirit,
kundër atij që jepte kurora,
tregtarët e të cilit ishin princa
dhe shitblerësit e të cilit nderoheshin në mbarë tokën?+
9 E ka vendosur vetë Jehovai i ushtrive,
që t’i japë fund krenarisë që ndien Tiri për gjithë shkëlqimin e vet,
që të poshtërojë gjithë të nderuarit e dheut.+
10 Përshkoje vendin tënd si lumi Nil, o bijë e Tarshishit!
Nuk ka më asnjë kantier* detar.+
11 Ai e ka zgjatur dorën mbi det;
i ka tronditur mbretëritë.
Jehovai ka urdhëruar shfarosjen e fortesave të Fenikisë.+
Ngrihu, shko në Kitim;+
as atje nuk do të gjesh prehje.»
Ky popull, dhe jo Asiria,+
e ktheu atë në një vend për kafshët e rajoneve të shkreta.
Ngriti kullat e tij të rrethimit,
zhveshi krejt kullat e tij të fortifikuara.+
E katandisi në një grumbull rrënojash.
15 Që nga ajo ditë, Tiri do të harrohet për 70 vjet,+ aq sa zgjat jeta* e një mbreti. Në fund të 70 vjetëve, Tirit do t’i ndodhë si në këngën e prostitutës:
16 «Merr një harpë, o prostitutë e harruar,
bjeri qytetit rreth e qark.
Luaj sa më bukur
e merrja shumë këngëve,
që ata të mos të harrojnë.»
17 Në fund të 70 vjetëve, Jehovai do ta drejtojë vëmendjen nga Tiri, i cili do t’u kthehet fitimeve të veta e do ta shesë veten si prostitutë me të gjitha mbretëritë që gjenden mbi faqen e dheut. 18 Por të ardhurat dhe fitimet e tij do të bëhen diçka e shenjtë për Jehovain. Ato nuk do të ruhen dhe as do të vihen mënjanë, sepse fitimet e tij do të përdoren për popullin e Jehovait, që të hanë derisa të ngopen dhe të vishen me rroba të zgjedhura.+