Këngë e ngjitjeve.
126 Jehovai i ktheu robërit e Sionit,+
e kjo na u duk si ëndërr.
2 Atëherë nga goja jonë shpërthyen të qeshura të gëzuara
dhe britma plot hare.+
Mes kombeve thuhej:
«Jehovai ka bërë gjëra madhështore për ta.»+
3 Po, Jehovai ka bërë gjëra madhështore për ne,+
e s’na mban vendi nga gëzimi.
4 O Jehova, ktheji robërit tanë,
siç vërshojnë përrenjtë në Negeb.
5 Ai që mbjell me lot,
do të korrë me britma gëzimi.
6 Vërtet shkon me lot
ai që mban torbat me farë,
ama do të kthehet me britma gëzimi,+
me krahët plot duaj.+