Psalmi
Këngë e Asafit.+
79 O Perëndi, kombet kanë shtënë në dorë trashëgiminë tënde;+
tempullin tënd të shenjtë e kanë përdhosur,+
Jerusalemin në një grumbull rrënojash e kanë katandisur.+
2 Kufomat e shërbëtorëve të tu ua kanë dhënë si ushqim shpendëve të qiellit,
mishin e besnikëve të tu, egërsirave të tokës.+
5 Deri kur, o Jehova, do të të vlojë zemërimi? Përgjithmonë?+
Deri kur do të djegë si zjarr indinjata jote?+
6 Zbraze zemërimin tënd mbi kombet që nuk të njohin,
dhe mbi mbretëritë që nuk të luten në emër,+
7 sepse e kanë përpirë Jakobin
dhe ia kanë shkretuar vendin.+
8 Mos na quaj fajtorë për fajet e të parëve,+
mos vono të na tregosh mëshirë,+
se jemi katandisur si mos më keq.
Na shpëto e na i fal* mëkatet, për hir të emrit tënd!+
10 Pse të thonë kombet: «Ku është Perëndia i tyre?»+
Tregoju kombeve para syve tanë
se është marrë hak për gjakun e shërbëtorëve të tu.+
11 Dëgjoji psherëtimat e të burgosurve!+
Me krahun tënd të fuqishëm mbroji* ata që janë dënuar me vdekje.*+