Amosi
8 Ja ç’më bëri të shoh Zotëria Sovran Jehova: një shportë me fruta vere. 2 Ai më tha: «Çfarë shikon, Amos?» «Një shportë me fruta vere»,—iu përgjigja. Atëherë Jehovai më tha: «I erdhi fundi popullit tim, Izraelit. Unë nuk do t’i fal më.+ 3 Atë ditë, këngët e tempullit do të kthehen në ulërima,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—Do të ketë shumë kufoma, të cilat do të flaken gjithandej;+ do të ketë heshtje!
4 Dëgjojeni këtë, ju që shkelni të varfrit
e që shfarosni zemërbutët e vendit+
5 dhe thoni: ‘Kur do të mbarojë festa e hënës së re,+ që të shesim drithin?
Edhe sa do që të kalojë Sabati,+ që të nxjerrim në shitje drithin,
që të zvogëlojmë efën,*
të zmadhojmë siklën,*
të bëjmë hile me peshoret për të mashtruar,+
6 ta blejmë nevojtarin me argjend,
të varfrin me një palë sandale,+
dhe të shesim mbeturinat e grurit?’
7 Jehovai është betuar për Krenarinë e Jakobit:+
‘Kurrë s’kam për t’i harruar tërë veprat e tyre.+
Ai do të ngrihet i tëri si Nili,
do të fryhet dhe do të bjerë si Nili i Egjiptit.’+
9 Zotëria Sovran Jehova thotë: ‘Atë ditë
do ta bëj diellin të perëndojë në mesditë
dhe do t’i sjell vendit errësirë në një ditë të kthjellët.+
Do të mbuloj çdo mes me copë thesi* dhe do të bëj që çdo kokë të jetë e rruar.
Gjendja juaj do të jetë sikur të mbanit zi për një bir të vetëm
dhe përfundimi i asaj dite do të jetë i hidhur.’
11 Zotëria Sovran Jehova thotë: “Po vijnë ditët
gjatë të cilave unë do të sjell uri në vend,
jo uri për bukë dhe etje për ujë,
por për të dëgjuar fjalët e Jehovait.+
12 Njerëzit do të shkojnë duke iu marrë këmbët nga njëri det në tjetrin
dhe nga veriu në lindje.
Do të bredhin lart e poshtë duke kërkuar fjalën e Jehovait, por nuk do ta gjejnë.
13 Atë ditë, vajzave të bukura
dhe djemve të rinj do t’u bjerë të fikët nga etja.
‘Siç është e vërtetë që rron perëndia yt, o Dan’,+
dhe ‘Siç është e vërtetë që ka një udhë për në Ber-Shebë’,+
do të bien e s’do të ngrihen më.”»+