Amosi
më të shquarit e parisë së kombeve,
te të cilët shkon shtëpia e Izraelit.
2 Kaloni në Kalneh e shikoni.
Që andej shkoni në Hamathin e Madh,+
dhe zbritni në Gathin e filistinëve.
A janë ata më të mirë se mbretëritë tuaja?*
A kanë territor më të madh se juaji?
4 Ju shtriheni në shtretër të fildishtë+ dhe rehatoheni sa gjatë gjerë mbi divane,+
duke ngrënë deshtë e kopesë dhe viçat e majmë.*+
5 Ju sajoni këngë sipas tingullit të harpës,*+
dhe njësoj si Davidi shpikni instrumente muzikore;+
6 pini verë në kupa të mëdha,+
lyheni me vajrat më të zgjedhura
dhe nuk shqetësoheni për* katastrofën e Jozefit.+
7 Prandaj do t’ju çojnë në mërgim në krye të mërgimtarëve të tjerë,+
dhe ata që rehatohen sa gjatë gjerë, s’do të bëjnë më ahengje të shfrenuara.
8 Jehovai, Perëndia i ushtrive, thotë: “Unë Zotëria Sovran Jehova jam betuar për veten:+
‘E urrej krenarinë e Jakobit,+
i urrej kullat e tij të fortifikuara+
dhe do ta dorëzoj në duart e armikut qytetin e gjithçka në të.+
9 Edhe sikur të mbeten dhjetë vetë në një shtëpi, ata do të vdesin. 10 Një i afërm* do t’i nxjerrë një nga një e do t’i djegë. Kështu do t’i nxjerrë eshtrat nga shtëpia. Pastaj do t’i thotë atij që është në dhomën e brendshme të shtëpisë: “A ka të tjerë me ty?” Tjetri do t’ia kthejë: “Asnjë tjetër.” Atëherë i afërmi do t’i thotë: “Hesht, se nuk është rasti të përmendet emri i Jehovait.”’
dhe do ta katandisë shtëpinë e madhe në rrënojë
dhe shtëpinë e vogël në gërmadhë.+
12 A rendin kuajt mbi shkrepa?
A lërojnë tokën atje njerëzit me qe?